Një nga çiftet më të dashura të momentit është PM dhe Sarah të cilët pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, i kemi parë thuajse kudo bashkë, madje kanë bërë edhe pushimet e para së bashku. Blogerja ka qenë disa herë në Prishtinë ku ka takuar edhe familjarët e PM e ky i fundit po ashtu ka takuar familjen e blogeres.
Në festën e organizuar pas mbarimit të “Big Brother V” ish-konkurentët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarit të “Shqipëria Live”.
Pyetjet:
Sara: Shumë mirë, po kalojmë shumë mirë.
Dj Pm: Shumë mirë, atmosfera e mirë njerëzit të gjithë të mirë.
Sara: Po shkojmë shumë mirë. Aman mos na merni mësysh se po shkojmë shumë mirë.
Dj Pm: Kur jemi në Shqipëri jemi non stop bashkë, kur jemi në Kosovë jemi non stop bashkë.
Gazetari: Ka një pyetje, kur do martohet Sara me Pm?
Sara: Kismet pas 100 vitesh (qesh).