
Padyshim që ai ka lobuar shumë që Donald Veshaj të fitonte këtë edicion të parë të Big Brother Vip. Bëhet fjalë për këngëtarin Elgit Doda, që është edhe miku i ngushtë i Donaldit. Këngëtari ka reaguar fill pas shpalljes së verdiktit të shqiptarëve, duke u shpallur fitues Ilir Shaqiri.
Në dy postime në rrjetet sociale, Elgit Doda thotë se; “I drejti fiton një ditë. Mbajeni mend. Nuk hahet haku i një populli”, shkruan ai në Instagram.
Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, këngëtari shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.