Adelina Tahiri është këngëtarja bukuroshe nga Shkupi ku disa vite më parë u bë shumë e njohur me projekte të ndryshme muzikore.
Prej disa kohësh ka qënë më e tërhequr pasi ka vendosur ti dedikohet familjes së saj me burrin Serjoza Markov,avokati më i pasur i Maqedonisë dhe djalin e tyre,Jonin.
E vërteta është se qëkur e bëri publike lidhjen,komentet për moshën e burrit të saj dhe diferencën midis të dyve,u bënë aq negative dhe të shpeshta sa Adelina sado mundohej ti injoronte,në disa raste jua kthente “kusurin” komentuesve.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një deklaratë e këngëtares e cila thotë se vendosi të merrte një burrë Maqedonas sepse Shqiptarët janë të prapambetur.
Adelina Tahiri ka reaguar e revoltuar nga ky lajm te cilin e pergenjeshtron ne statusin me poshte, duke shprehur se nuk e ka thene kurre dhe se eshte krenare qe eshte shqiptare.