
Mos pagimi i taksave i rrezikon Shakirës 8 vite burg. Ka qënë kërkesa e fundit e një prokurori spanjoll i cili kërkon me ngulm që superylli kolumbian Shakira të dënohet me 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal, sipas gazetës El Pais, shkruan Reuters.
Zyra e prokurorit spanjoll dhe përfaqësuesit e Shakirës nuk komentuan në lidhje me çeshtjen.
Ylli i popit refuzoi një marrëveshje nga zyra e prokurorit për të hequr dorë nga rasti duke e akuzuar atë për mospagimin e taksave nga viti 2012 në 2014, periudhë gjatë së cilës Shakira tha se nuk jetonte në Spanjë.