
Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që mori në shqyrtim padinë e Enkelejd Alibeajt.
Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shprehet se demokratët bënë historinë në 11 dhjetor dhe kjo nuk mund të zhbëhet.
As referendumi i 18 dhjetorit e as 6 marsi që faktoi opozitën e vërtetë, nuk mund të tjetërsohen shton Paloka.
Postimi i Palokës
“O budallenj” nuk ka ndryshuar as 11 dhjetori, as 18 dhjetori e as 6 marsi ! Nuk kane ndryshuar as historia e as demokratet …!