
Pasagjerët në portin e Vlorës janë bllokuar për shkak të se sistemi TIMS nuk punon.
Arsyeja e mos punimit të sistemit është ndërprerja e energjisë elektrike.
Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në portin e Vlorës mungon energjia elektrike çka ka penguar punën në terminal.
Disa minuta më parë ka nisur regjistrimi i pasagjerëve në mënyrë manuale. Trageti që zakonisht niset në orën 14:00 do të niset disa orë me vonesë.