Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “LeCanton27” ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.
Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.
Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.
Gazetarja Aida Topalli tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në Dubai ka këngëtare apo personazhe të showbizit shqiptar që punojnë si eskorta. Topalli deklaroi se shifrat me të cilat paguhen eskortat në Dubai janë shumë të larta. Ajo tregoi se për 30 minuta shërbim një eskortë VIP paguhet deri në 700 euro, ndërsa për një ditë deri në 10 mijë euro.
“Një eskortë luksi është një personazh VIP mund të jetë mis, modele, këngëtare dhe tarifa që i paguhet është shumë herë më e lartë se tarifat e vendosura nëpër faqe. Kemi dëgjuar edhe shifra 100 mijë euro për 3 ditë shoqërimi në Dubai. Po shikoja faqen eurogirls ku kishim edhe pafund vajza eskorta, kryesisht kishte ruse dhe ukrainase, shqiptare nuk pashë në atë faqe. Në Dubai shifrat vararionin nga 700 euro për 30 minuta shërbim seksual, deri në 10 mijë euro për 24 orë, që t’i shoqërojnë dhe ofrojnë shërbime seksi”, tha Topalli.
Ndërsa, eksperti Fatjon Softa tregoi se këto eskorta luksi nuk janë rezidente, por porositen me ditë të caktuara. Sipas tij, pas COVID Dubai është kthyer në një destibnacion për shërbimet e seksit.