Gjashtë persona, mes tyre katër shqiptarë dhe dy ukrainas janë arrestuar pas 48 orëve operacion nga Vlora në Kurbin dhe ujërat ndërkombëtarë. Mes të arrestuarve nga operacioni anti-drogë në Kurbin, ku u godit një grup trafikantësh që po shkëmbenin drogë në mes të detit Adriatik, është edhe Nerim Çela.

Report Tv shkruan se ky i fundit është nipi i Gëzim Çelës, i njohur si ‘baroni’, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014 pasi forcat speciale gjetën në vilën e tij 18 kilogramë kokainë, 150 kilogramë kanabis dhe një laborator lëndësh narkotike.

Në të njëjtin aksion në Kosovë u sekuestruan 50 kilogramë heroinë dhe kokainë që dyshohej se ishin paketuar në Fushë Kuqe.

Të arrestuar;
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

 

U sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in.