Siç ishte paralajmëruar, mbrëmjen e djeshme (19 shtator) startoi sezoini i 7-të i emisionit të kërcimit “Dance with Me” pas disa vitesh pauzë.

Ky edicion mori vëmendje të madhe përshkak të figurave publike pjesëmarrëse si pjesë e kastit, por edhe juria. Kjo e fundit përbëhej nga kryetari Ilir Shaqiri, Ermal Mamaqi dhe Klaudia Pepa.

Balerina shqiptare përpos ardhjes së saj nga Italia për këtë format, mbrëmë u përfol shumë edhe për dukjen. Ajo kishte zgjedhur të vishte një xhaketë të kuqe, duke vendosur në plan të parë dekoltenë.

Mjaftoi kjo që përdoruesit e rrjeteve sociale të vinin në dukje ndryshimin në madhësinë e gjoksit të Klaudias.

Një vështrim në fotot e mëparshme të balerinës vihet re dukshëm ndryshimi në dekoltenë e saj.

T’i jetë bashkuar edhe Pepa trendit të ndërhyrjeve estetike, apo thjesht kemi të bëjmë me disa “truqe” vajzash për t’u dukur më bukur?

Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.

Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë: “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët në një intervistë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.