Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu feston ditëlindjen sot dhe mbush 53 vjeç.

Këtë  gjë e ka zbuluar vetë nëpërmjet një postimi që ka bërë pak më parë në profilin e tij në Instagram. Në foto është gazetari i cili mbi shpatulla mban vajzën e tij të vogë Alis dhe një tortë të dekoruar deri në detaj.

‘Happy Birthday baba’, shkruhej në tortë, e cila mesa duket është një dedikim i dy vajzave të tij, Mishel dhe Alis.

Fevziu është një nga moderatorët dhe gazetarët më të njohur në mediat shqiptare, i cili prej vitesh drejton emisionin ‘Opinion’.