Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Semi dhe Einxhel kanë patur një raport shumë të mirë. Megjithatë, një moment shumë funny i tyre është bërë viral kohë më parë. Teksa po qëndronin bashkë këngëtarja e shikon çuditshëm Einxhel dhe krejt papritur i thotë: “Je pak idiote ti”.

Kur moderatorja e pyet se pse, këngëtarja shprehet: “Kështu kam mendimin unë”.

“Zemër këto mendimet e juaja, njëri fallxhore, njëri idiote, avash i çik”, i thotë moderatorja, të cilës Semi i kthehet: “Më del natyrshëm, nuk e mbaj dot”.

E duket se tani Einxhel ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të shkëputur nga post “Big Brother VIP” ku shfaqet së bashku me Semin.Bashkëngjitur me foton ajo shkruan: “Je pak idiote ti”, duke etiketuar edhe Semin e duke qeshur.

Këngëtarja e ka marrë me humor postimin, ashtu siç moderatorja e ka bërë atë.