Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është paraqitur në SPAK mesditën e sotme ku pritet të japë shpjegime për një tender të zhvilluar muajt e fundit me firmën e tij, në të cilin janë gjetur shkelje të rënda.

Më herët, Gazeta Jonë ka raportuar për tenderët problematikë të firmosur nga Isai, i cili njihet si një ndër kryebashkiakët me problematikë në vend sa i përket tenderave.

INVESTIGIMI I GAZETA JONE PARA DISA MUAJSH

Gazeta Jonë zbulon se Erion Isai në Kolonje bën kërdinë me tenderat duke dhënë një tender 500 milionë lekë pa garë ndaj një kompanie anonime karburantesh.

Erion Isai i Kolonje s duket se i vijon shakatë edhe në zyrë krahas skenës. Investigimi më i fundit i Gazeta Jonë zbulon se Isai ka dhënë një tender rreth 500 milionë lekë për të blerë karburant duke mos patur asnjë garë mes ofertuesve, gjë që ka rritur frikshëm çmimin mesatar për litër që kompania e shpallu fituese me firmën e Isait ia ka shitur bashkisë së Kolonjës.

Erion Isai "lahet" me naftë, 500 milionë lekë me tender skandaloz në Erseke
Erion Isai “lahet” me naftë, 500 milionë lekë me tender skandaloz në Erseke

Siç mëson Gazeta Jonë, bëhet fjalë për tenderin “Loti nr.1 Blerje karburant GAZOIL (10 ppm ULSD) diferencë për vitin 2022 ,vitin 2023 dhe vitin 2024” me Nr.Reference REF-34533-06-27-2022 dhe fond limit rreth 412 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Bashkë me TVSH, fondi limit shkon gati 500 milionë lekë të vjetra.

Logjika e tenderit është që të ketë sa më shumë ofertues dhe të japin një çmim sa më të ulët dhe cilësi shërbimi apo punimesh sa më të lartë, por Isai ka bërë të kundërtën në këtë tender. Ka shmangur konkurrencën duke zhvilluar gjithçka me vetëm një ofertues, të cilit i ka dhënë 500 milionë lekë vetëm me një dorë.

Tenderi normal që është shpallur me “flamur të kuq” edhe nga Open Procurement Albania, një platformë e specializuar për të kapur hajdutllëqet e kryetarëve të bashkive në Shqipëri.

Isai i shpëtoi përgjimeve të SPAK teksa bënin allishverishe në telefon për prerjen e një pylli në Kolonjë, por duket se kësaj radhe e ka keq punën.

Më herët, Gazeta Jonë raportoi edhe për një tender tjetër skandaloz të Bashkisë së Kolonjës.

Fikzimi me Zeqirllarin

Nga verifikimet e bëra prej Gazeta Jonë rezulton se Erion Isai ka vetëm një biznes të preferuar, të cilit i jep pjesën më të madhe të fondeve publike pa asnjë garë. Bëhet fjalë për kompaninë “Zeqirllari” me NIPT: L61912024O në pronësi të Adriatik Zeqirllarit, një personi të afërt me Isain.

Rezulton se në të gjithë tenderët e marrë nga kjo kompani në Bashkinë Kolonjë nuk ka patur garë pas ofertuesit e tjerë janë skualifikuar për gjoja mos plotësim kriteresh qesharakë, siç janë shasitë e makinerive apo një kualifikim koti i inxhinerit për shembull.

Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender - ash me paratë e shqiptarëve. Tenderi me Flamur të KUQ qe iu dha Zeqrillarit nga Isai. 
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve. Tenderi me Flamur të KUQ qe iu dha Zeqrillarit nga Isai.

Zeqirllari, fiksimi i Erionit ka marrë shumë tenderë përmes kësaj praktike, ndërkohë që kujtojmë se kryebashkiaku i Kolonjës u kap nga përgjimet e prokurorisë teksa detyronte vartesen e tij për të firmosur një tjetër tender korruptiv duke i thënë “marrim një dorë”.

Shembulli konkret është tenderi “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Gostivisht, Bashkia Kolonjë viti 2022” me Nr.Refrence  REF-36436-07-15-2022 ku Erioni gaztori i ka dhënë fiksimit të tij Zeqirllari 240 milionë lekë pa garë.

Tenderë të ngjashëm ka shumë, por edhe bëmat janë të mëdha në këtë bashki dhe do të merremi më gjerë një ditë tjetër.

Erion Isai tender Kolonje

LEXO GJITHASHTU

SKANDALI- Kastriot Gurra , tender 150 milionë lekë kryebadigardit të Ramës për të siguruar rikandidimin në Librazhd ?

Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

Gazeta Jonë