Është kthyer në një tragjedi shpërthimi i fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnje ku mbetën të plagosur 8 persona dhe ndërroi jetë një tjetër.

Mësohet se edhe djali i viktimës ka ndërruar jetë tashmë në ambientet e spitalit, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë. Ndërsa i biri i tij ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Sipas të dhënave paraprake vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt dhe për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

I plagosur në këtë gjendje mbeti edhe deputetit Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.