Kura për kancerin nuk ka ekzistuar që prej vitit 1934 siç pretendohet në disa postime të shpërndara në rrjetet sociale. Faktoje sjell një sërë argumentesh që tregojnë pse është e vështirë të gjendet një kurë specifike për këtë sëmundje.

Po mashtroni njerëzit! Farmacistja e njohur denoncon tipat e dyshimtë pas Caji Vital : Nuk shërohet Hepatiti B me lëngje frutash!

Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale pretendon se që prej vitit 1934 është zbuluar një kurë për kancerin, duke aluduar se dikush e ka “penguar” që përdoret të pacientët.

Kura per kanserin ka ekzistuar qe ne 1934. Kush e ndaloi?-shkruajnë përdoruesit në rrjetet sociale.

INVESTIGIMI-E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët

Screenshot, postimi i bërë në rrjetet sociale

Postimi shoqërohet me një video, që është në fakt një pjesë e shkëputur nga një dokumentar i dubluar në italisht, i cili flet për financimet e industrisë farmaceutike ndaj institucioneve shëndetësore rregullatore, duke krijuar dyshime për vendimmarrjen e tyre. Në këtë pjesë të videos, nuk ka asnjë provë të pretendimit se kura ndaj kancerit është zbuluar, por nuk lejohet të zhvillohet qëllimisht.

Megjithatë, Faktoje vendosi të shkojë edhe më tej dhe të sjellë më shumë informacion përse ky pretendim nuk është i saktë.

Kanceri nuk është një sëmundje, por qindra sëmundje të ndryshme që evoluojnë me kalimin e kohës. Për më tepër, çdo lloj tumori kërkon trajtime specifike dhe të ndryshme në varësi të karakteristikave të vetë tumorit dhe të pacientit.

Sipas të dhënave, ekzistojnë të paktën 200 lloje të ndryshme kanceri, të klasifikuara nga pikëpamja klinike sipas kritereve të ndryshme: sipas organit të origjinës (kanceri i gjirit, mushkërive, zorrës së trashë etj.) ose llojit të qelizave nga të cilat ata rrjedhin

Qelizat e kancerit evoluojnë me kalimin e kohës dhe ndonjëherë bëhen rezistente ndaj terapive, që fillimisht mund të kenë qenë efektive. Prandaj, kanceri është një grup sëmundjesh komplekse dhe në zhvillim, të cilat vështirë se do të lejojnë gjetjen e një kure të vetme përfundimtare për të gjithë.

Mutacionet gjenetike që fitojnë qelizat e kancerit me kalimin e kohës nënkuptojnë se qelizat ndryshojnë mënyrën se si sillen. Ky mund të jetë një problem tepër i vështirë gjatë trajtimit, sepse mutacionet mund të çojnë që qelizat e kancerit të zhvillojnë rezistencë ndaj një trajtimi me kalimin e kohës, duke e bërë atë joefektiv. Nëse kjo ndodh, atëherë pacienti do të duhet t’i nënshtrohet një trajtimi tjetër – por përsëri, kanceri mund të zhvillojë rezistencë ndaj ilaçit të ri. Kjo është arsyeja përse është mjaft e vështirë të ketë një kurë specifike për tumoret.

Një “pilulë magjike” e aftë për të kuruar të gjitha llojet e tumoreve nuk do të ekzistojë kurrë, sepse kanceri nuk është një sëmundje, por një grup sëmundjesh pak a shumë të ngjashme dhe në zhvillim, që përgjigjen në mënyra të ndryshme dhe në ndryshim ndaj trajtimeve. Kjo është arsyeja pse mjekët dhe studiuesit po kërkojnë zgjidhje të ndryshme për problemin e ndërlikuar dhe të shumëanshëm të kancerit.

Për këtë arsye, ekspertët e shëndetit sugjerojnë që të jeni të kujdesshëm kur dikush premton se do të kurojë të gjitha llojet e kancerit me një ilaç të vetëm.

Miliarda paund janë mbledhur, investuar dhe shpenzuar në kërkimet për kancerin gjatë dekadave, por ende nuk ka një kurë për të. /Faktoje.al