
Kush është në të vërtetë Ergys Agasi ? Një personazh që ngjall SHUMË kuriozitet dhe një FOTO që tregon shumë
Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist nga Durrësi, Bardhyl Agasi ka mbajtur në publik pozicione të dorës së dytë, por për ata që njohin fijet e pushtetit dhe lidhjet e tij me klane të politikës dhe “nëntokës”, mendojnë ndryshe. Atë e vendosin Agasin në rresht të parë.
Ditë më parë, Gazeta Jonë publikoi foton e mëposhtme, ku mes personazheve “VIP”, në sfond gjendej edhe Ergys Agasi.

Fotoja është fiksuar gjatë një vizite të Ilir Metës në kompaninë e vezëve Ovvital në Durrës pasi biznesmeni Xhevdet Troplini kishte përfituar nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë. Në aktivitet ishte edhe ish-ministri Panariti.
Por pyetja që shtruan disa që njohin mirë jo atë që duket, por atë që nuk duket në Shqipëri dhe specifikisht në Durrës dhe Tiranë, ishte: Nëse Meta ishte në aktivitet për shkak të miqësisë me Troplinin dhe Panariti sepse ishte ministri i linjës, po Agasi pse gjendej aty?!
Shpjegimi i asaj fotoje do të zbulonte shumë mbi personazhe të akuzuar se çojnë dhe marrin porosi mes politikës dhe grupeve të fuqishme në bregdet dhe kryeqytet.

Shumë nuk guxojnë madje ta përmendin e Agasit, kjo edhe për shkak të fotove të pakta që ekzistojë në publik të tij, ku edhe në ato ku ka dalë, si në rastin e mësipërm, gjendet me personazhe që vërtetë ngjallin frikë duke bërë që çështje të tilla të tejkalojnë edhe misionin e medias…
Gazeta Jonë ka investiguar prej muajsh mbi figurën e Agasit për shkak të lidhjeve të tij me politikën dhe personazhe të njohur të krimit, siç konfirmojnë edhe postimet e mëparshme në rrjetet sociale, por refuzojmë të vijojë për momentin me publikimin për të mos u bërë pjesë e agjendave politike. Nëse do të gjykohet, Ergys Gasi duhet dhe MERITON të gjykohet vetëm nga Drejtesia dhe jo nga frëngjit e luftës së brendshme brenda PS apo prej ballkoneve të PD. Vijojmë pas disa javësh me detaje mbi kullën në foton e mësipërme, kush po ndërton vërtetë aty, roli i një oligarku, kush e bleu pastaj projektin dhe sa, etj. /GazetaJonë