![B5FAA9FD-4B21-4B95-8915-A2C81365ED49](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/11/B5FAA9FD-4B21-4B95-8915-A2C81365ED49.jpeg)
Gentian Pjetri ose ndryshe i njohur me emrin “Doktor” tashmë do të rikthehet në ekranet shqiptare pas një largimi të gjatë nga bota e televizionit.
Por rikthimi i tij me një intervistë për “Të Harruarit”, Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit “KAFE SHQETO” tek Syri TV. Mesa duket Gentjan Pjetri shoqëron do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.
Në intervistën e tij pak kohë më parë, aktori tregoi se kishte kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.