Agron Kapllanaj, anëtari i Kryesisë së PD, i katapultuar nga Lulzim Basha, është tërhequr nga deklarata që bëri para 6 marsit.

Në një studio televizive Kapllanaj tha se do të largohej nga politika nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ do të fitonte bashkinë e Shkodrës.

Sot Kapllanaj është tërhequr duke thënë se ishte nxituar kur kishte bërë atë deklaratë.

“Ishte deklaratë e nxituar”, tha Kapllanaj kur u pyet nga gazetarët në hyrje të selisë blu.

Prononcimi

Gazetari: Keni hubmbur në zgjedhje…
Agron Kapllanaj: Kush tha? Nuk e besoj!

Gazetari: Edhe ju si Basha nuk njihni humbjen?

Agron Kapllanaj: PD ka humbur shumë beteja nga 90 deri sot

Gazetari: Do dorëhiqeni pas humbjes së Shkodrës?
Agron Kapllanaj: Ishte deklaratë e nxituar. Shkodrën s’e kemi humbur ne, e ka fituar Sali Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi.