Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar për një shpërthim të dytë në zonën e Luhanskut të kontrolluar nga separatistët.

Luhansk është kryeqyteti dhe qendra administrative e Republikës Popullore të Luhanskut, një zonë separatiste e mbështetur nga Rusia.

Një numër i mediave ruse, duke përfshirë Tass, Ria Novosti dhe Interfax – duke cituar burime separatiste – kanë raportuar shpërthimin, i cili erdhi afërsisht 40 minuta pasi një tjetër shpërthim u raportua në një tubacion gazi në zonë.

 

Shkaqet e shpërthimeve mbeten të paqarta. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Videoja e paverifikuar e shpërndarë në Twitter duket se tregon flakët në vendin e shpërthimit.

Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin.