Pas Beniadës, Einxhel Shkira është finalistja e dytë që largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.

Tashmë, gara për çmimin e madh, është mes dy konkurrentëve të cilësuar më të fortët, Donaldi dhe Iliri.

Nata pritet të jetë e gjatë sepse për Ilirin dhe Donaldin, siç është thënë dhe më herët, për ta janë rezervuar surpriza shumë të bukura./g.j