Ish-fitues i Big Brother, Anaid Kaloti është shfaqur gjithnjë aktiv në rrjetet sociale me komentet e tij “pikante” sa i takon personazheve të show biz-it dhe së fundmishtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Anaidi ka qenë një ndër personazhet që nuk e ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrixën. Më 9 janar, ditën e lindjes së Bora Zemanit, 3 parashuta kaluan mbi shtëpinë e BBV. Në të parën shihej fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në tjetrën shkruhej “Bota është e jotja Donald demi, jepi gaz”, ndërsa te tjetra specifikohej data 9 janar dhe shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret”. Në të treja rastet Anaidi me bashkëpunëtorin e tij, Kledi Hysën, një ndër miqtë më të mirë të Donaldit brenda shtëpis, duket se kanë treguar mbështetje për Donaldin.

Kundër lidhjes me Beatrix, por në postimin e fundit nuk duhet kështu. Ai ka shrkuar në Instastory se gjatë kohës që ai ka gthënë të vërtetën, të gjithë ata që janë mësuar të gënjejnë veten i hidheshin kundra.

“Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Në Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku,” – u shpreh Anaidi, i cili duket se tashmë është komplet kundër Donaldit.