Aktorja e njohur, por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Monika Lubonja, ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”, ku rrëfeu sesi kanë shkuar këto ditë jashtë shtëpisë së më të famshme në Shqipëri.
Monika pohoi se i ka shfrytëzuar këto ditë për t’u qetësuar, por nuk ka harruar të urojë pilotin për ditëlindje dhe i ka bërë një ftesë për të ngrënë drekë bashkë.
Sa i përket marrëdhënies me banorët dhe ish-banorët e BBV Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok.
E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.
“Unë isha një lojtare që i bëja mirë llogaritë dhe nuk e cenoja Ilirin. Iliri është strateg. I ka bërë mirë llogaritë e veta. Nëse Iliri nuk do gëzonte me Monikën, Iliri nuk do bënte gjë tjetër veçse do gatuante. Unë kam qenë lezeti i Ilirit. Ilrit i kam munguar unë. Edhe Ilirit edhe Donaldit”, u shpreh Monika.
E pyetur nga Bieta se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti dhe argumentoi më tepër për Donaldin./g.j