Dritan Demiraj, 39 vjeç, vdiq më 27 Prill në spitalin e Parmës ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur. Midis 28 shkurtit dhe 1 marsit 2014, ai vrau Silvio Mannina në Santarcangelo di Romagna pasi e torturoi dhe e detyroi të linte një takim me të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi, të cilën gjithashtu e vrau.

Për këto vrasje, Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm, por në vitin 2016 u rrah brutalisht nga një tjetër i burgosur në Parma, aty pësoi dëmtim të trurit. Sipas mediave italiane, kishte filluar të sillej si fëmijë dhe kishte humbur kujtesën. Megjithatë pozicioni i familjarëve është i palëkundur.

“Nuk qaj për këtë vdekje. Ti në ferr, im vëlla në parajsë dhe gjithmonë në zemrën time. Të zgjuarit mëngjesin e së dielës me këtë lajm, nuk ka të paguar,”- shkruajti ajo në një postim në Facebook.

Vrasjet e Dritan Demirajt, shqiptarit që në Romagna bënte pastiçierin e që me drejtësinë kishte disa precedentë si shpërndarës droge tronditën mbarë Italinë në atë kohë. Ishin krime të urryeshme. Fillimisht u mësua vrasja e ish-partneres së tij, Lidia Nusdorfi-t. Më pas, u zbulua dhe vrasja e Silvio Manninës.

“Nuk qaj për vdekjen e Dritan Demirajt. Ne, familjarët u ndjemë të braktisur. Një njeri i tillë, që as njeri nuk mund të quhet, pati mundësinë që të kërkonte dëmshpërblim për sulmin që pësoi. Kurse ne jo,“-shton motra e Mannina-s.

Arsyen e shpjegon përfaqësuesi ligjor, Alessandro Buzzoni.

“Demiraj u shpall i paaftë për të kuptuar dhe logjikuar, doli nga burgu dhe përfundoi në spital. Nuk ishte person i pasur ndaj dhe ishte e pamundur që të merrte dëmshpërblim. Sigurisht që ne mendojmë që ky proces është si jetë shënjuar nga fati”, shpjegon avokati Buzzoni.