Autobusi që përfundoi mbrëmjen e djeshme në lumin e Lanës do të qëndrojë aty dhe nuk do të zhvendoset më nga autoritetet pasi momentalisht nuk ka vinça që ta heqin nga aty.
Sipas burimeve për mediat mjeti i transportit publik do të lihet aty gjoja në formë instalacioni si shenje sensibilizimi për aksidentet rrugore që në rrugët e kryeqytetit nuk janë të pakta.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’. Mësohet se autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH, i cili gjithashtu përfundoi në Lanë.
Ndërkohë bëjmë me dije se pesë persona mbetën të lënduar nga ngjarja e rëndë, teksa fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.