Dizajnerja britanike Vivienne Westwood ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Ajo njihej si një ndër ikonat e e industrisë së modës, e cila me stilimet e saj ka veshur një serë figurash të njohura botërore.

Westwood lindi më 8 prill 1941 dhe njihej për stilin e saj dhe rrymën e re që solli në vitet ’70, gjithashtu edhe për aktivizmin e mbështetjen e kauzave (si ngrohja globale), të cilat i ndërthuri edhe me modën dhe krijimet e saj.

Por për të gjithë ju që se dini, e ndjera ka stiluar fustanin e nusërisë së blogeres shqiptare Armina Mevlani. Kjo na bën të mendojmë se fustani i Arminës ka qenë ndër krijimet e fundit të saj.Pas kësaj humbje, Armina Mevlani ka publikuar një foto me Vivienne duke i dedikuar fjalët e ndjera.