
Bota e futbollit në zi pasi legjenda braziliane e futbollit, Pele ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.
Ai fitoi tre herë Kupën e Botës radhazi me Brazilin.
Pele ishte trajtuar për kancer të zorrës së trashë, pas operacionit për heqjen e një tumori në shtator 2021 dhe kishte kërkuar trajtim të rregullt mjekësor.
Pasi u pranua përsëri në spital në fund të nëntorit për të rivlerësuar trajtimin e tij të kancerit, ai u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes përpara se të transferohej më pas në kujdesin paliativ kur trupi i tij nuk reagonte ndaj kimioterapisë.