Deklarata e Luiz Ejllit se është i prekur nga një sëmundje e rrallë, ka prekur rrjetin. Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, tregoi se vuan nga një sëmundje për të cilën duhet patjetër që të kurohet në Bergamo të Italisë, por nuk e ka saktësuar se cila është diagnoza e tij. Reagimet e para kanë ardhur nga Ronela Hajati dhe Flori Mumajesi që i kanë shprehur hapur mbështetje publike.
REAGIMET E PARA:
Ronela Hajati: Më thënë të drejtën, nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë tek Ethet) të shërohet sa më shpejt! U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq.
Flori Mumajesi: I prekur! Vështirë të jetë shakaja e radhës iu njoh pak të dy jashtë dhe luzi mistrec nuk ka lidhje me Luizin që shoh në këtë video sado ai sforcohet brenda vetes, zëri i tij jashtë mua më tingëllon i thyer.
Rrëfimi i djeshëm i këngëtarit Luiz Ejllit tronidit opinionin publik. Ai bëri të ditur se vuan nga një sëmundje e rrallë me të cilën është diagnostifikuar. Këtë rrëfim, ai ia bëri Kiarës, së cilës i tregoi se pak javë para se të futej në Big Brother Vip Albania është diagnostifikuar me sëmundjen nga e cila e vuan, dhe i duhet të nisë kurimin pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.