Romanca e Megi Pojanit dhe futbollistit Endri Çekiçi është përfolur goxha në rrjet ditëve të fundit.
Dyshja kanë zgjedhur ta ruajnë në mënyrë hermetike jetën sentimentale por fotot e publikuara në profilet e tyre tregojnë se ata kanë nisur një romancë dhe se ata ndodhen në të njëjtin destinacion. Çifti janë duke bërë pushimet bashkë në ishujt e Afrikës Lindore.
E teksa prej tyre nuk është marrë ende një konfirmim nëse janë bashkë apo jo, Olti Curri ka dhënë mendimin e tij rreth çiftit të përfolur. Nëpërmjet disa videove në InstaStory ai u shpreh se nëse ata vendosin ta bëjnë sadopak të ditur lidhjen e tyre, të gjithë mediat do të flasin për çiftin dhe do e rrëzojnë menjëherë nga froni Bora Zemanin dhe Donald Veshajn.
Sipas tij Megi është një personazh goxha i ndjekur ndërsa Endri është një futbollist i ri në karrierë që luan për një ekip të madh në Turqi siç është Kanyaspor.
“Në qoftë se lajmi është i vërtetë dhe dyshoj që është i vërtetë, Megi dhe Endri janë çifti më i ri bombastik i showbizit shqiptar. Sepse Megi super personazh, Endri është i ri në fillim të karrierës me një sukadër të rëndësishme kështu që këta janë çifti që i rrëzojnë nga froni Donaldi dhe Borën me një lëvizje.
Nëse Megi dhe Endri do të vendosin që lidhjen e tyre ta bëjnë sa më pak publike, vëmendja e të gjithë mediave, protaleve, televizioneve do të përqëndrohet tek këta të dy dhe vë bast që gjatë gjithë dimrit do të përflitet vetëm për ta”– u shpreh Olti.