Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani e ka nisur detyrën duke paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Gjatë prezantimit të tij para stafit këtë të hënë, Dumani tha se kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji. Teksa theksoi sfidat që e presin përpara në punën e tij, Dumani tha se bashkëpunimi me BKH do të jetë tepër i ngushtë.

Në Prokurorinë e Posaçme janë një sërë çështjes ku ka dyshime për përfshirje të politikanëve të lartë, që nga hetimi për ish-presidentin e Republikës Ilir Meta, çështja e Gërdecit, ku pak ditë më parë ishte Aldo Bumçi për të dhënë dëshminë, çështja e inceneratorëve ku është duke u hetuar, ose kanë dalë fakte të reja për Arben Ahmetaj, çështja e sterilizimit apo edhe çështje të tjera që konsiderohen sensitive dhe me peshë të madhe.

Altin Dumani sapo të hapë derë e zyrë së drejtuesit të SPAK, 8 dosjet e bujshme me emrat e politikanëve më të lartë, ai do ketë në dorë dosjen e inceneratorëve (ku pritet të nisin hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetaj), denoncimet për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, dosjen e Teatrit, Gerdecit, sterilizimit (ku bën pjesë ish-ministri Ilir Beqaj), check-up, ish-kompleksin Partizani dhe CEZ-DIA.

Drejtuesi i ri i SPAK duhet tu ‘tërheq veshin’ dy prokurorëve , Klodian Braho dhe Ened Nakuçi që kanë trajtuar me dy standarde provat e siguruara nga e-mailet që kanë gjetur te kompjuterët dhe telefoni i Klodian Zotos në çështjen që lidhet me inceneratorin e Elbasanit.

Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi sapo janë kallëzuar penalisht për shkelje të rënda të procedurës dhe shpërdorim detyre. Në denoncimi e bërë nga gazetari Adriatik Doçi thuhet se, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur hetimet, për të mbrojtur Arben Ahmetajn.

Kujtojmë se Ahmetaj mbante postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe gjatë procedurave për dhënien me PPP të inceneratorit të Elbasanit ka qenë i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë e ndjekjes së tyre po aq sa Lefter Koka.

Mbetet për tu parë se si do të veprojë Altin Dumani për t’i shtyrë këto çështje për të ecur përpara. A do kemi ish-ministra (Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj) që kanë dhë konçesione në shkelje të ligjit para bankës së të akuzuarve?