Oligarku kosovar Ekrem Lluka pushton bregdetin e Shqipërisë, leje për kazino dhe apertamente luksi, Gjikuria merr lejen tjetër në jug: Si po kafshohet bregu

Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës ku miratoi 20 leje ndërtimi në bregdetin e Shqipërisë nga Velipoja në Sarandë. Pjesa më e madhe e tyre janë resorte me ndërtim vilash, ndërkohë që një numër më i vogël parashikon ndërtim hotelesh.

Oligarku kosovar Ekrem Lluka pushton bregdetin e Shqipërisë, leje për kazino dhe apertamente luksi, Gjikuria merr lejen tjetër në jug: Si po kafshohet bregu
Oligarku kosovar Ekrem Lluka pushton bregdetin e Shqipërisë, leje për kazino dhe apertamente luksi, Gjikuria merr lejen tjetër në jug: Si po kafshohet bregu

Dy lejet e e para në rendin e ditës për ndërtimet bregdetare kanë qenë për zonën e Lezhës me përfitues shoqërinë Dukagjini Group, e cila është nën pronësi të biznesmenit kosovar, Ekrem Lluka. I akuzuar nga opozita kosovare si oligark i të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka ka përfituar dy leje ndërtimi në Shëngjin.

Leja e parë është me objekt “Godina me funksion banimi, Shëngjin”, ndërsa leja e dytë e miratuar nga KKT është Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino.

Por dy lejet e Shëngjinit janë vetëm një fraksion i vogël i lejeve në zonat bregdetare të miratuara një ditë më parë nga KKT. Pjesa dërrmuese e tyre i përket bregdetit të lalzit dhe rivierës së Jugut.

Miratohen lejet për Portin e Durrësit dhe të Vlorës

Në rendin e ditës në mbledhjen e KKT-së kanë qenë dhe dy projektet e porteve turistike, atij të Durrësit dhe të Vlorës. Për Portin e Durrësit, KKT miratoi lejen e ndërtimit për plot 9 godina.

Më konkretisht është miratuar leja e ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

Ndërsa për Portin e Durrësit u miratua leja e ndërtimit për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort Vlorë”, Blloku 2 (Objekti C4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.

Resorte në Lalz

Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k.

Po kështu është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.

Dy vendimet e tjera ishin miratimi i lejes së ndërtimit për fazën e tretë të resortit turistik “Lura 5” e Dod Doçit si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për objektin “Adriatica Resort,  me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k të familjes Dulaku.

Ndërtime në Jug

Në bregdetin e Jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për resortin Village Square, që do të ndërtohet nga Seaside Construction, një shoqëri që zotërohet nga Florenc Gjikuria, Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.

Shoqëria La Brisa, nën pronësi të Fatos Malajt dhe ish drejtorit të Bashkisë Tiranë, Elvin Tivari ka marrë lejen e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë.”

Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës.

Tirana në luftë me betonin

Por bregdeti nuk është zona e vetme ku lejet e ndërtimit po miratohen në seri. Ndërtimet vazhdojnë me ritëm agresiv edhe në kryeqytet. Një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit edhe për 7 kulla apo objekte banimi në Tiranë.

Kompania Fusha ka arritur të marrë lejë ndërtimi për një godinë polifunksionale në Tiranë, por në njoftim nuk specifikohet vendi se ku. Infinity Investment e Bledar Sinanit dhe Johannes Ëeissengruber ka marë lejen e ndërtimit për një objekt me destinacion shërbime në rrugën Brigada 8, ndërsa Sara-El e Luan Bregasit ka marrë lejen për ndërtimin e një kulle në Komunën e Parisit.

Forever Construction e Lefter Sotas ka përfituar lejen e ndërtimit për kompleksin Tirana Lana Riverside Residences me vendodhje në Bulevardin Gjergj Fishta, ndërsa Geo Construction do të ndërtojë objektin Tirana East Toëer Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko.