Pak muaj më parë Blero deklaroi ndarjen nga Afrona, një ndarje që u komentua shumë në media. Por sot, kur u bë pjesë e një loje në “Zemër Luana”, ashtu si me shaka, Blero u shpreh se pas 2 muajsh do martohet prapë.
Ishte Labi ai që ja nxorri këtë “sekret” gjatë një sfide ku duhet ta merrte Bleron në telefon.
E teksa po zhvillohej biseda, Blero i tha se do të martohej pas 2 muajsh, por kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë e Labit, ai tha se po bënte shaka… Epo tani po presim çdo të ndodhë vërtet pas dy muajsh!