Prej kohësh Evi Reçi përflitet për një lidhje të mundshme me ish-banorin e Big Brother, Kledi Hysa. Burime pranë tyre e kanë konfirmuar lidhjen, megjithatë as këngëtarja dhe as modeli nuk e kanë komentuar dhe as nuk kanë konfirmuar këtë gjë, ndonëse nuk i shmangin komentet dhe batutat për njëri-tjetrin.

Pavarësisht se nuk janë ende bashkë publikisht në media e në rrjetet sociale, ata mesa duket dalin hapur e nuk fshihen aspak në ambientet e kryeqytetit e kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme.

Pasi ishin së bashku pjesë e protestës për mbrojtjen e grave dhe të vajzave ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe disa miqve të përbashkët, ndërsa dukeshin shumë të afërt dhe të pashqetësuar, ashtu siç në fakt duhet të jenë.

Për më tepër kjo konfirmohet edhe nga këto foto: