Prej disa kohësh është përfolur se një nga banorët e mundshëm të këtij edicioni në “Big Brother” ka qenë edhe astrologia e njohur Meri Shehu.
E ftuar në “Wake Up”, Meri është pyetur për pjesëmarrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e cila shprehet se po hyri, do vazhdojë të bëjë parashikimet e saj për çdo shenjë horoskopi.
Neada Muçaj: Një nga emrat që po qarkullon, të paktën nga portalet është edhe emri yt.
Meri Shehu: Ku di unë, mendojeni juve, nuk e di për momentin.
Blendi Salaj: Po të vinte një ftesë do e mendoje, do e konsideroje?
Meri Shehu: Do e mendoja, do e konsideroja. Pse të mos ta mendoj?
Enxhi Nasufi: Meri mendoj po u fut aty do vendosë një rregull në shtëpinë e “Big Brother”, “mos më pyesni më për horoskopin, për punë”.
Meri Shehu: Unë po u futa horoskopin do bëj, por puna është si do ta bëj?
Më këto komente Meri Shehu na lë të kuptojmë se është e hapur ndaj ftesës për t’u futur në Big Brother.