Reperi i njohur Stresi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka folur herë pas here për jetën e tij private. Ditën e sotme ai kujtoi ish-partneren e tij, Keisin.
“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga loja.
Së fundmi Keisi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së tij. Ajo e ka publikuar videon e këtij momenti në Instastory dhe krahas saj ka shkruar: Njiheni edhe ju pak!