Sot mbi vendin tonë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun e Beratit, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera. Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 12 °C
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C
në vendet malore: -1 / 6 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.