Nëse dëshiron të përplaset me ndryshimin, gati na ka në çdo kohë, por ai nuk e pengon dot ndryshimin. Të gjithë në datë 11 shkurt në orën 12:00”.

Kështu deklaroi sot Ilir Meta duke paralajmëruar Edi Ramën se protesta mund të ketë edhe skenarë të tjerë nëse nuk largohet nga pushteti.

“Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë” tha më tej ai.

“Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin.

Duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash” përfundoi Meta.