
Ledri dhe Sara janë një ndër çiftet më simpatike dhe të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ata komentohen shpesh dhe marrin një vëmendje shumë të madhe.
Mirëpo, Sara së fundmi ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve në Instagram, nga ndjekësit e saj. Ajo nuk e ka aspak problem që t’i përgjigjet edhe komenteve negative apo kritikave.
Ndër të tjera, dikush e pyeti atë nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit.
Por ja si u përgjigj ajo: “Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”