Kryeministri I Shqiperisë, Edi Rama I ka vendosur “vijën e kuqe” ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim me lidhje me zgjedhje e kreut të ri të SPAK.
Ai thotë se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as ambassda, por shtoi se KLP-ja duhet të dëgjojë vetë kandidatët, që kanë shprehur interes për këtë post.
“Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”-shkruan Edi Rama.