
Rama shpërblen Mustafa Nano n , ku u propozua si ambasador
Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.
Ndërkiohë, Mustafa Nano është propozuar si ambasador për në Zvicër dhe Lihteshtejn.
Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.
Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është propozuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.
