Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka dijeni se ku ndodhet ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se me Ahmetajn ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh. Rama përsëriti edhe një herë se çdo zyrtar që përfshihet në afera korruptive nuk do e ketë mbrojtjen e qeverisë apo të PS-së.
“Kur kam komunikuar me Ahmetajn? Shumë kohë përpara. Çfarë të kam thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuk janë aferat që e kanë pastruar Elbasanit, por ajo gjëja atje. Në një punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Brenda asaj pune të madhe është dhe një aferë korruptove që po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë” – tha Rama që foli edhe për sistemin e drejtësisë.
“A kam unë frikë nga SPAK? Për çfarë duhet të kem frikë unë nga SPAK? Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës. Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar. Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë”, tha Rama.
Sa i përket pyetjes nëse është i nervozuar me SPAK për mënyrën si po heton njerëzit e tij, Rama u përgjigj duke thënë:
Në lidhje me ministrat e arrestuar dhe nëse ndjen përgjegjësi politike, Rama tha se përgjegjësia e qeverisë dhe partisë që drejton është që t’i krijojë mundësinë popullit që të ketë në krah ‘drejtësinë që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet’.
Përgjegjësi ime tani është e kundërta, përgjegjësi ime është ajo që e kam marrë që ditën e parë që e mbaj dhe tani, përgjegjësi politike po flas se morale nuk kam fare. Përgjegjësia politike është fiks kjo, unë bashkë me të tjerët, e di sa e madhe është PS-ja, e di as shumë ministra ka pasur dhe ka. Përgjegjësia jonë është që t’i krijojmë mundësitë këtij vendi që mos ketë vetë qeveri, njerëz në pushtet dhe mes tyre dhe popullit nuk ka asgjë, por të ketë një krah të vetin që është drejtësia që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet”, u shpreh Rama