Dashuria dhe muzika po ecin paralelisht për Donald Veshajn. Nuk është një sekret tashmë që muza e frymëzimit të aktorit është Bora Zemani. Moderatori duket se e ka marrë seriozisht rrugën e muzikës ku përveç koncerteve po punon edhe në projekte të reja.
Siç është ky i fundit që pritet të lançohet së shpejti.
Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi ka ngacmuar fansat duke shkruar një rrjesht nga kënga e re.
“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Veshajt që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.
Mirëpo krahas adhuruesve të çiftit Donald-Bora, të cilët plotë bindje thonë që është dedikimi i rradhës për moderatoren, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që e akuzojnë aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që kujtojmë ishte një dedikim për Donaldin.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thonte këngëtarja në tekstin e asaj kënge.
Sakaq kujtojmë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit. Ata treguan në rrjetet sociale se ndodhen në jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë.