Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të preferuara të të gjithë publikut shqiptar, e cila gjithnjë ka përçuar pozitivitetin dhe gjallërinë e saj në çdo koncert apo dalje televizive.

Megjithatë, së fundmi, artistja shqiptare ka ndarë një lajm të hidhur për të me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale lidhur me ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Këtë gjë ajo e ka njoftuar nëpërmjet një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka ndarë dedikimin emocionues për të ndjerën.

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”- ka shkruar ajo.