Forcat ruse kanë marrë nën kontroll një spital psikiatrik në një qytet 60 km (37 milje) në veri-perëndim të Kievit me 670 persona brenda në Borodyanka, tha guvernatori Oleksiy Kuleba.

“Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata,” tha Oleksiy Kuleba.

“Ata po u mbarojnë uji dhe ilaçet.

“Këta janë persona me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme… shumë prej tyre janë të shtrirë në shtrat prej vitesh”.

Ai shtoi se kishte një shans që ndërtesa të mund të minohej, sipas Hromadske.