Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, e ka mbajtur shumë të fshehtë jetën e saj romantike. Por duket se këngëtarja po shijon një lidhje dashurie prej kohësh. Së fundmi, emisioni “Prive”, ka bërë me dije se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton në SHBA.

Madje kjo besohet të jetë edhe arsyeja që 31-vjeçarja është zhvendosur larg Shqipërisë.

Prive gjithashtu ka siguruar edhe një foto, e cila është fotoja e para publike e çiftit. Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar.

Megjithëse deri më tani akoma nuk është bërë një reagim nga vet Samanta, e cila as nuk ka pohuar apo mohuar një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, karriera e saj muzikore po ecën tepër mirë, duke qenë se në vitin që lamë pas nisi punën për një album të ri të quajtur, “Mama”.

Nga ky album, Karavella ka lansuar vetëm dy këngë të titulluara “Mama” dhe “Jeta Ime”. “Jeta ime” mban titullin kënga e dytë nga “Mama”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip. 31-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen në klip, i cili është realizuar bardh e zi.

Në vazhdim pritet të shihet nëse do të zbulohet më shumë për lidhjen e tyre të dashurisë.