Administratori i OSHEE, Ardian Cela , i perceptuar dhe i akuzuar si një ‘pitonët’ e aferave me tendera në vend, është parë të rrihet me grushte dhe sende të forta disa ditë më parë.
Mësohet se Adrian Çela është dhunuar në parkingun e qendrës tregtare “Cassa Italia” në Tiranë.
Sipas burimeve, Çela është rrahur nga i njëjti person, i cili rrahu Vangjush Dakon disa muaj më parë. Bëhet fjalë për një person me ngarkesa të shumta kriminale që komandon drejtorët e Ballukut, ku edhe i rreh herë pas herë.
Për këtë skandal të paprecedentë janë në dijeni edhe ambasadat më të rëndësishme në Tiranē dhe shumë shpejt pritet një reagim i fortë dhe sanksione.
Si Dako, ashtu edhe Çela, të cilët janë pjesë e një klani interesash, nuk e kanë denoncuar dhubuesin në polici.
Dhunimi i Ardian Çelës është pasojë e një lufte të tij të heshtur, por të egër, me ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndarjen e tenderave me vlerë dhjetëra miliona euro.
Ardian Çela me grupin e tij ka tentuar të dalë jashtë ombrellës së Ballukut, duke ndarë tenderat të një rreth klientësh dhe duke marrë vetë përqindjet.
Balluku, nga ana e saj, ka kërkuar që përqindja e tenderave të shkojë tek grupi i saj dhe më pas të bëjë ajo ndarjen sipas rolit në operacionet e korrupsionit.
Në këto rrethana, Balluku ka ndërhyrë duke sajuar një post dhe vendosur një drejtor-ushtar të saj në OSHEE sa i takon procedurave tenderuese, duke e nxjerrë jashtë loje Çelën.
Megjithatë, përplasjet për kompetenca kanë vijuar brenda OSHEE, me debate verbale dhe fizike.
Në këto rrethana, Balluku ka hedhur në veprim njeriun e krimit, për të vendosur ‘rendin’.
Si u rrah Dako