Që kur është ulur në krye të Shkodrës, Benet Beci e ka patur mendjen te tenderët pa konkurrencë dhe te lejet e kullave për biznesmenët e Rilindjes, ndërsa qyteti është lënë në mëshirë të fatit.
Prej javësh shkodranet po perballen me nje trafik katastrofik ne qytet, por Beci duket se eshte dorezuar dhe kerkon ne Facebook qe shoferet te shkojne njehere ne Vaun e Dejes qe te mbarojne hallet e tyre ne qytet duke sugjeruar rruge alternative.
Postimi i tij në Facebook
VËMENDJE!⚠️
Ju sugjerojmë të përdorni unazat lindore dhe perëndimore të qytetit si dhe Bypassin që janë më të lira dhe ndihmojnë qarkullimin e rënduar! Në oraret e pikut sugjerojmë përdorimin e rrugës nga varrezat e dëshmorëve/Kuç/Gur i Zi/Mjedë për hyrje/dalje alternative në qytetin e Shkodrës.
Të nderuar banorë të Shkodrës,
Që prej nisjes së muajit gusht, qyteti i Shkodrës në qendër dhe në hyrjen e daljen në jug të tij, për shkak të fluksit turistik, po përballet me një rritje të qarkullimit të automjeteve, që për rrjedhojë ka krijuar trafik në disa prej akseve kryesore.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që gjatë këtyre ditëve me fluks të lartë të lëvizjeve të përdorin për lëvizjet me makinë personale edhe rrugët alternative.
Faleminderit!