Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e shquar shqiptare, Liljana Cingu.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.

Liljana Cingu ishte vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Për 45 vite ajo dha një kontribut të pazëvendësueshëm për Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Cingu do të mbahet mend edhe për vallëzimet me partnerin historik në skenë, valltarin dhe koreografin e ndjerë Rexhep Çeliku.