Nuk është më diçka e re që vajzat dhe gratë “peshkojnë” burrat për arsye financiare dhe për të pasur një jetë më të lehtë, por nuk ndodh shpesh që dikush të dalë hapur dhe të flasë se si ju mund të “kapni” një burrë të pasur.

Së fundmi ka qenë Gweneth Lee, e cila ka ndarë disa nga “sekretet” e saj për mënyrën se si ajo ndërton dhe ka arritur të mbajë marrëdhëniet me burrat e pasur.

45-vjeçarja tregon se ajo është e pasur vetë dhe se ka bizneset e saj, por gjithmonë ka preferuar që të shoqërohet me burra të pasur, të cilët mund ta llastojnë pak. Zakonisht Lee flet me shumë burra në internet, por shumë prej tyre i takon edhe në jetën reale.

Këshilla e parë për vajzat është që ato duhet të shkojnë në shfaqje private për koleksione arti apo evente të tjera të nivelit të lartë.

“Për sa u përket zotërinjve që do t’u afroheni, shihni burrat që blejnë, jo ata që thjesht janë të pranishëm”, sugjeron ajo.

Ajo ka pranuar më parë se nuk ndjen “asnjë faj” për mënyrën se si një lidhje mund të ndikojë në martesën e të dashurit të saj – veçanërisht pasi nuk është ajo me unazën në gisht.

“Të jesh dashnore do të thotë të argëtohesh, por edhe të krijosh një strehë të sigurt për të dy, për të shijuar pak arratisje,” tha Lee.

Duke qenë se Lee po heq nga vetja çdo përgjegjësi, lind pyetja çfarë do të ndodhë nëse ajo martohet, kush i bie ta argëtojë burrin e saj? Po ish-të dashurit e saj a mund të ndikojnë?

Natyrshëm lind pyetja, nëse Lee vendos të martohet – kush do e argëtojë burrin e saj? Po me burrat e tjerë ç’do bëhet?