Kantautori Gjergj Leka ka zbuluar se vite më parë dikush kishte dërguar një letër se ai shiste drogë. I ftuar në emisionin “Arnautistan” Leka tregoi se kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër i tregoi se shokë të tij kishin dërguar letra, ku pretendohej se kantautori shiste drogë apo dërgonte armë në Kosovë.
“Jam i bindur që nëse do gaboja edhe më pak se Elsa Lila, mua do më copëtonin. Sepse i kam ndjerë në kurriz. Kur kam ardhur këtu Sokol Olldashi ishte ministër edhe më tha: ta dish ça letrash kanë ardhur këtu për ty, ti se beson. Unë shisja drogë në Itali, kisha çuar armë në Kosovë në kohën e luftës. Janë shokë të tu tha! Ne prandaj nuk ecim përpara, sepse ne nuk duam njëri-tjetrin. Kam pasur probleme me televizionet ku kam qenë dikur, ku më thoshin ke dashnoren time merre bëje këngëtare. Unë se bëj dot atë. Preferoj të bëj gjërat që i bëj vetë. Jam i lirë pa paguar asnjë kosto”, tha ai.