Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka firmosur 9 urdhër arreste për dosjen e inceneratorëve.
Pasi ka marrë urdhër arrestet, policia e shtetit është vendosur në veprim për t’i ekzekutuar.
Një prej të arrestuarve mësohet se është ish-administratori i kompanisë.
Të tjerët raportohet se janë biznesmenë, por edhe zyrtarë.
Deri tani i arrestuar është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa në kërkim janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.