Pas vdekjes së Babait, djali e dërgoi Nënën e tij në shtëpine e të moshuarve dhe kohe pas kohe ai e vizitonte.
Një ditë mori një telefonatë nga shtëpia e te moshuarve dhe i kërkojnë që të vijë sa ma shpejt pasi Nëna e tij po e jepte shpirt .
Djali i nxituar shpejtoi për takimin e fundit me Nënen e tij, i’u afrua afër për të dëgjuar fjalët dhe dëshirat e saj të fundit, e pyeti
nënen nese kishte ndonjë dëshirë te fundit.
Nëna tha: Po, biri im.. të lutem pajise Shtëpinë e te Moshuarve me freskues sepse bën shumë nxehtë, e këtu nuk ka, po ashtu pajise me frigorifer dhe gjësende ushqimore, sepse shum netë kam fjetur e uritur.
Djali i mërzitur i drejtohet nënës e cila e jepte amanetin e fundit: Nëne po pse nuk ma ke thene kete më parë e po ma thua tani?
Nëna tha: biri im, unë durova pa freskuese e pa frigorifere, por me dhimbsesh ti sepse nuk je mësuar të jetosh pa to, dhe do ta kesh shum vështirë kur fëmijet e tu do te sjellin këtu.